Media Galeri

Gjest i madh solidariteti, lojtarët zbresin në fushë me sy të lidhur

Juarez dhe Atletiko San Luis luajtën një ndeshje mjaft zbavitëse në nivelin elitar të futbollit meksikan, në stadiumin “Olimpico Benito Juarez”, ku vendësit fituan 2-1, por rezultati kaloi në plan të dytë. Gjithë vëmendjen e ka marrë gjesti i futbollistëve para ndeshjes.

Lojtarët duke dalë në fushë. Gazeta Si, 11 prill 2021

Lojtarët e të dyja skuadrave ia kanë dedikuar ndeshjen personave të verbër. Ata zbritën në fushë me sy të lidhur, me objektivin për të sensibilizuar opinionin publik për problemet që kanë ata që nuk mund të shohin. Dhjetë lojtarë nuk shihnin asgjë dhe kapiteni i çdo skuadre i ka udhëhequr, duke i mbajtur përdore në fushën e blertë. Një gjest i madh solidarizimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë