Politike

Gjermania vendos në 24 shtator, deputeti i CDU: Nuk komentoj mbi Shqipërinë!

Gjermania do të marrë një vendim zyrtar për negociatat me Shqipërinë më 24 shtator, ndërkohë që kryeministri shqiptar do të udhëtojë drejt Berlinit në përpjekje për të bindur qeverinë gjermane për hapjen e bisedimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga "Deutsche Welle", e cila ka mësuar nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Gazeta Si i kërkoi një prononcim deputetit të CDU-së, Johann David Wadephul. i cili ishte përfolur se do të vijë së shpejti në Tiranë për të zgjidhjen e krizës politike, por deputeti gjerman është shprehur se nuk kishte deshirë të komentonte as çështjen e negociatave dhe as për zgjidhjen e krizës politikë në Shqipëri. Pas kërkesës së gazetës për një intervistë për situatën politike në Shqipëri dhe vendimin për negociatat, zëdhënësi i deputetit gjerman, Hans Joakin-Falenski, thotë se Whadepul nuk dëshiron të prononcohet për këtë cështje.

Pergjigja e deputetit gjerman per Gazeten Si.


Ky ngurim duket se konfirmon edhe pasigurinë që mbizotëron në radhët e CDU-së për negociatat me Shqipërinë.

Sipas mediave gjeramane, të përfshirë në bisedimet me Shqipërinë do të jenë kryesisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme.
Gjatë javës së ardhme ata pritet të takohen si me përfaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të shkojë të premten e ardhshme (13.09) në Berlin. Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t'i japin Shqipërisë një "Po! me kushte", por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë.

Johann David Wadephul


Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t'i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë