Ne rrjet

Gjermania: Pezullimi i Rusisë nga SWIFT teknikisht i vështirë

Pezullimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare SWIFT do të ishte teknikisht i vështirë për t'u zbatuar dhe do të kishte një ndikim masiv në transaksionet për Gjermaninë dhe bizneset gjermane në Rusi, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane, raporton “Reuters” .

Zëdhënësi Steffen Hebestreit shtoi se Gjermania nuk ishte i vetmi vend me rezerva për shkëputjen e Rusisë nga SËIFT, duke thënë se edhe Italia dhe Franca kishin disa rezerva.

Sistemi SËIFT është një rrjet global i përdorur nga pothuajse të gjitha institucionet financiare në mbarë botën për të transferuar shuma parash me njëri-tjetrin dhe konsiderohet  një gur themeli i sistemit të pagesave ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë