Futboll

Gjermania ndryshon rregulloren e moshës, Dortmund mund të aktivizojë 16-vjeçarin

Federata Gjermane e Futbollit ka ndryshuar moshën minimale që lojtarët mund të përfaqësojnë klubet e tyre në Bundesliga , një vendim që pritet të lejojë Youssoufa Moukoko të Borussia Dortmund të bëjë debutimin në nëntor. 15-vjeçari ka shënuar 34 gola në 20 ndeshje për skuadrën U-19 të Dortmundit këtë sezon, duke dhënë gjithashtu nëntë asist. Sipas rregullave të mëparshme, Moukoko nuk do të kishte mundësi të luante në Bundesligë deri në gusht 2021. Rregullat e reja përcaktojnë se çdo lojtar mund të aktivizohet menjëherë pasi të ketë mbushur 16 vjeç.

"Ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim," i tha Kicker drejtori i akademisë së Dortmundit, Lars Ricken . "Kjo mund të ndihmojë klubet por edhe lojtarët e rinj në zhvillimin e tyre. Shumica e klubeve dëshirojnë të aktivizojnë talente të jashtëzakonshme, duke i dhënë një mundësi të artë për tu zhvilluar. "

Ndryshimi i rregullit do të hyjë në fuqi gjatë sezonit 2020-21, me Moukoko që do të festojë ditëlindjen e tij të 16-të në 20 nëntor. Ai ka shënuar 50 gola për U-17-të në sezonin 2018-19 - një rekord i ri gjerman - dhe 34 golat e tij për U-19 vjeç këtë sezon janë gjithashtu një rekord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë