Lajme

Gjermania i bën 10 makina dhuratë policisë kufitare

Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.

Ceremonia e dorëzimit të automjeteve u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

E pranishme në ceremoni ishte dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne Schutz. Ajo e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike, ashtu edhe në atë logjistike.  

“Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit  përmes Policisë kufitare Shqiptare, duke rritur njëkohësisht  edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta  në stacionet e policisë  kufitare por  edhe në të ashtëquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht  atë me  Greqinë, kemi përftuar një panoramë  shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth  domosdoshmërisë,  i një baze më të mirë materiale  në funksion të realizimit  të një veprimtarie me kaq shumë  përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe europian. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale”, u shpreh ambasadorja gjermane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnerët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit.

“E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar  ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera. Sot po na dhurohen 10 mjete,  me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen  në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera  me vlerë 80 mijë euro. Tashmë  bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu  realizimin e operacionit të përbashkët  me vendet e rajonit  “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë  për Bashkëpunimin Ndërkombëtar  GIZ,  qendra Federale  Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni. Ne po punojmë sëbashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë”, u shpreh Ardi Veliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë