Ne rrjet

Gjermania heq Shqipërinë nga zona e rrezikut, por kufiri mbetet i mbyllur

Instituti i shëndetit publik në Gjermani, një ditë më parë hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve në zonën e rrezikut nga Covid-19.

Vendimi erdhi nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria dhe duke nisur nga 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Por ambasada gjermane në Tiranë thotë se vendimi nuk sjell asnjë ndryshim në kufizimin e hyrjes në Gjermani.

Kjo sepse sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Europian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërish i nevojshëm.

“Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura”, thuhet në një reagim të ambasadës gjermane në Tiranë.

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm për sa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë