Bota

Gjermania dhe Franca ndalojnë maskat prej cope: Nuk mbrojnë nga variantet e reja

Maskat prej pëlhure nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja të koronavirusit, për të cilat këshillohet mbajtja e një maske të thjeshtë kirurgjikale ose me të sofistikuar.

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Gjermani këshilluan sot qytetarët të ndakojnë së mbajturi maska prej cope. Variantet e reja të identifikuara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, raportohet të jenë të paktën 70 % më ngjitëse.

Franca pritet të shtrëngojë më tej masat kufizuese të pandemisë. Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar në fakt se shumë maska ​​prej cope, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.

“Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani”, shpjeguan autoritetet shëndetësore, por meqenëse kemi variante të reja, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët mbrojtëse që kemi”.

Gjithashtu edhe Gjermania ka njoftuar ndalimin e maskave prej pëlhure.

Autoritete kanë bërë me dije po ashtu edhe zgjatjen e karantinës deri në 14 shkurt. Ky vendim u mor gjatë një takimi virtual midis Kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermanë të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë