Bota

Gjermania arreston akademikun rus, akuzohet për spiunazh

Një shtetas rus, Ilnur Nagaev, një punonjës i një fakulteti të Shkencave të Natyrës të një universiteti gjerman, u arrestua në Gjermani nën dyshimin se kishte vepruar si spiun rus, të paktën duke filluar nga viti 2020. Mediat gjermane që raportuan lajmin, cituan prokurorin publik, i cili lëshoi urdhri i arrestit përmes një deklaratë.

Sipas hetuesve, midis vitit 2020 dhe 2021, i dyshuari do të ishte takuar të paktën tre herë me një agjent të shërbimit sekret rus dhe dyshohet se ka marrë para në këmbim të informacionit të paktën në dy raste.

Nagaev, ka punuar si asistent në Universitetin Augsburg në Bavari dhe ishte një kandidat për doktoraturë në inxhinieri mekanike.

Sipas profilit të LinkedIn të Nagaev, ai më parë ka studiuar në “Bauman Moscow State Technical University”, dhe ka punuar si inxhinier kërkimi për Akademinë Ruse të Shkencave. Kjo akuzë e fundit vjen ndërsa marrëdhëniet gjermano-ruse janë gjithnjë e më të acaruara.

Pavarësisht bashkimit për projekte të dobishme reciprokisht si tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2, Berlini ka akuzuar vazhdimisht Moskën për veprime dashakeqe.

Nga ana e saj, Rusia është bërë e zemëruar me ato që i sheh si përpjekje gjermane për të ndërhyrë në çështjet e saj të brendshme politike dhe strehimin në Berlin të figurave të caktuara që ajo i konsideron si kriminelë të kërkuar.

Në vitin 2016, Gjermania akuzoi Rusinë për hakimin e Bundestagut, Parlamentit të vendit. Në shkurt, Berlini akuzoi një burrë gjerman për kalimin e planeve të Parlamentit në shërbimet sekrete të Moskës në 2017-ën.

Dhe dy vjet më parë, një rus u akuzua për vrasjen e një çeçeni, i cili ishte një shtetas i Gjeorgjisë në mes të ditës, me dyshimin se urdhri kishte ardhur nga Kremlini.

Ai ishte Zelimkhan Khangoshvili, ishte një-ish komandant toge për forcat anti-Moskë gjatë Luftës së Dytë Çeçene dhe ishte i kërkuar në Rusi me akuzat e terrorizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë