Futboll

Gjermani, ish-presidenti i federatës dërgoi qindra persona në Aushvic

Federata gjermane e futbollit deklaroi që ish-presidenti  Felix Linnemann, i cili drejtoi këtë institucion në vitet 1925-1945, ka bashkëpunuar me forcat naziste për dërgimin e disa qindra qytetarëve të komunitet rom dhe sinti në kampin e përqendrimit në Aushvic, ku dhe janë ekzekutuar.

"Ai ishte i përfshirë direkt në regjistrimin e personave të komunitet rom dhe sinti, gjatë kohës kur drejtonte qendrën policore kriminale të Hanoverit, e cila ishte faza paraprake përpara internimit në Aushvic. Disa qindra njerëz thuhet se janë dëbuar në këtë kamp përqendrimi dhe më pas janë vrarë me urdhër të firmosur nga Linman", deklaroi presidenti aktual i Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller

Felix Linnemann

Fritz Keller , presidenti i DFB, i përshkroi aktet e Linnemann si "diçka të tmerrshme, detyrimi ynë është që këto krime kurrë të mos harrohen, ne ia kemi borxh viktimave dhe brezave që do të vijnë" Keller gjithashtu vlerësoi ekipin e Eintracht Frankfurtit, për vendimin për ti hequr Linnemannit, titullin e presidentit të nderit, për shkak të  kaluarës së tij naziste.

E hëna shënon 75-vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetike, të kampit më famëkeq të përqendrimit të Auzhvicit dhe federata ka promovuar dhe mbështetur ''Ditën e Përkujtimit të Holokaustit''. Këtë fundjavë shumë klube dhe shoqata amatore do të kujtojnë mizoritë e nazistëve si pjesë e nismës 'Kurrë përsëri'.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë