Kuriozitete

Gjendet në Izrael një vulë 7000-vjeçare

Një vulë e bërë me argjilë gati 7000-vjeçare u zbulua në Izrael, një vulë që mund të jetë përdorur për një larmi arsyesh, përfshirë vulosjen për dërgesat.

Shkencëtarët thonë se vulën e zbuluan midis 2004 dhe 2007 së bashku me rreth 150 pjesë të tjera, duke përfshirë qeramikë dhe argjilë, në Luginën Beit She'an të Izraelit.

Përveç nënshkrimit dhe vulosjes së dërgesave, ajo gjithashtu mund të jetë përdorur për të mbyllur kapanone ose bare.

“Pronarët vendosnin një vulë ë tillë në derë dhe nëse hapej dera, vula prishej. Në këtë mënyrë kuptohej se kishte kishte tentuar të hapë derën”, sipas një deklarate nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit.

"Edhe sot, lloje të ngjashme vulosje përdoren në disa vende për të parandaluar ndërhyrjet dhe vjedhjet", tha një nga bashkëautorët e studimit, profesor Yosef Garfinkel.

Kjo vulë kishte 'dy pulla të ndryshme gjeometrike mbi të dhe kjo tregon se ka nevojë për studime të mëtejshme se si ka funksionuar para aq shumë vitesh.

Shumë vula antike të gjetura në Tempullin e Parë të Jeruzalemit që datojnë gati 2,600 vjet kishin një emër personal ose figurë biblike.

Por kjo vulë është nga një epokë kur shkrimi nuk ishte ende në përdorim, duke i dhënë një rëndësi dy formave gjeometrike, ndoshta një tregues që dy njerëz ishin përfshirë në një transaksion, ndoshta më larg se Izraeli.

"Pikërisht në këtë vend kemi prova të kontaktit me popuj nga Mesopotamia, Turqia, Egjipti dhe Kaukazia", shtoi Garfinkel.

"Nuk ka asnjë vend parahistorik askund në Lindjen e Mesme që zbulon prova të tregtisë së tillë në distancë të gjatë me sende ekzotike si ato që gjetëm në këtë vend të veçantë".

Çuditërisht, vula prej një centimetri u gjet në 'gjendje të shkëlqyeshme' për shkak të klimës së thatë në luginën Beit She'an.

Përveç vulës, kishte të dhëna se vendi i gërmimit ishte dikur shtëpi për njerëz me 'pasuri të konsiderueshme.

Nevojiten hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar se sa me ndikim ishte zona dhe nëse njerëzit vinin nga një distancë e madhe për ta vizituar atë.

"Ne shpresojmë që gërmimet e vazhdueshme në Tel Tsaf dhe vende të tjera nga e njëjta periudhë kohore do të japin prova shtesë për të na ndihmuar të kuptojmë ndikimin e një autoriteti rajonal në Levantin jugor", vuri në dukje Garfinkel.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë