Një laborator droge që shërbente për prodhimin e heroinës është gjetur në një zonë periferike të Hasit në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë. Në laborator është gjetur heroinë, opium dhe kokainë.
Sipas burimeve, në laboratorin e Hasit janë gjetur 150 kg opium, lënda e parë për përgatitjen e heroinës dhe janë arrestuar 10 persona.
Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit që ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina. Operacioni është kryer sot nga RENEA, FNSH dhe agjentë të DEA-s amerikane.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale V. B, F. C, XH.SH, M.SH dhe A.SH.
Operacioni është në zhvillim dhe priten të tjera arrestime në orët ne vijim. Hetimet për zbulimin e fabrikës së heroinës në Has kanë nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me agjencitë partnere.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.