Lajme

Gjendet i pajetë trupi i të moshuarit i cili u ekzekutua me armë zjarri

Në vendin e quajtur Fushë Prezë, është gjetur i pajetë shtetasi Abdulla Budlla, nga fshati Hametag pjesë e njësisë Prezë.

I ndjeri ishte 71 vjeç është gjetur jashtë mjetit të tij dhe dyshohet se  shkak i vdekjes së Budllës ka qenë përdorimi i armës së zjarrit.

Nuk dihen më shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me arme zjarri nga një mjet në lëvizje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë