Lajme

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Policia e Durrësit njofton se mbrëmjen e sotme është gjetur një person i mbytur në breg të detit.

Trupi i pajetë është konstatuar rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit. 

Policia thotë se viktima ishte 37-vjeçari A. B, banues i kësaj zone.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë