Biznes

Gjatë 2022-shit edhe peshkimi shënoi rënie

Nga Gazeta ‘SI’ - Njësoj si shifrat e blegtorisë, as ato të peshkimit në Shqipëri gjatë 2022-shit nuk ishin pozitive, raporton Instat. Zënia e peshkut për të gjitha kategoritë ra me 4% nga 2021-shi, duke rezultuar në 17.8 mijë tonë nga 18.5 që ishte.

Rënia më e madhe e sasisë së kapur sipas specieve është ajo e açugeve, merlucit dhe karkalecit të thellësisë, me 100-200 tonë më pak nga 2021-shi në 2022-shin. Peshkimi i tonit ka pësuar rritje të lehtë. Këto janë specie ku Shqipëria varet shumë edhe për eksport në vendet e rajonit dhe ato skandinave.

Një fokus të veçantë po i kushtohet prodhimit të rasateve si: Trofta Ylber, Koran dhe Krap si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit. Në vitin 2022, u prodhuan dhe u hodhën në liqenin e Ohrit 9 milion rasate të Troftës Ylber, 1.60 milion rasate të Koranit dhe 1.60 milion rasate Krap.

Në vitin 2022, janë 784 subjekte të licensuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut). Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 32 subjekte më shumë se një vit më parë.

Në vitin 2022, porti me numrin më të madh të anijeve të licensuara është porti i Durrësit me 37% të flotës së përgjithshme, porti i Vlorës ka 30.5% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 15%


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë