Politike

Gjata: Rama, armiku më i madh i drejtësisë së barabartë

Sekretari për Çështjet Ligjore pranë PD-së, Çlirim Gjata, në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se 3 vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama mbetet armiku më i madh i drejtësisë së barabartë.
“3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë publik, asnjë politikan nuk ka dalë para drejtësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve”, u shpreh Gjata.
Gjata u shpreh se shqiptarët, se drejtësia e Ramës nuk ka ndëshkuara asnjë zyrtar të lartë.
“Shqiptarët janë dëshmitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e blerjes së zgjedhjeve me krimin e organizuar”, u shpreh ndër të tjera Gjata.
Sa i përket vendimit të Gjykatës së Durrësit për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sako, Gjata theksoi se vendimi i dytë është bërë me urdhër politik dhe është simbol i drejtësisë private.
“Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama.
Vendimi skandaloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes”, tha ndër të tjera Gjata.
Gjata përfundoi duke thënë se “vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve dhe çojnë përpara axhendën europiane të Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë