Kritiku i Vladimir Putinit dhe kreu i opozitës, Alexei Navalny është kthyer në Rusi për herë të parë që kur u helmua 6 muaj më parë. Avioni me të cilën po udhëtonte Navalny është ulur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ndonëse paraprakisht ishte parashikuar që të ulej në aerportin Vnukovo. Por, autoritetet ruse mbyllën për fluturime aeroportin Vnukovo. Teksa po prisnin Navalnyn në aerportin Vnukovo, dhjetëra persona janë arrestuar.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Lyubov Sobol, avokat në Fondacionin Anti-korrupsion të Navalnyt; Ruslan Shaveddinov menaxher projektesh në këtë fondacion dhe gazetari i Novaya Gazeta, Vlad Dokshin. Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka edhe gazetarë të tjerë.
I pyetur nëse mendon se autoritetet ruse do ta arrestojnë, ai tha se është i pafajshëm. “Pse të frikësohem? Çfarë e keqe mund të më ndodhë mua në Rusi. Besoj se ndihem si çdo qytetar i Rusisë që ka të drejtë të kthehet në shtëpi”, tha ai. Sipas dokumenteve të një gjykate ruse, Navalny mund të përballet deri me tre vjet burgim. Navalny në këtë fluturim është shoqëruar nga gruaja e tij Yulia dhe nga zëdhënësja e tij.
Para se të nisej nga aeroporti i Berlinit, Gjermani, ai u shpreh: “Pyetja "të kthehem ose jo" nuk qëndroi kurrë para meje. Nuk u largova me dëshirën time të lirë. Unë përfundova në Gjermani, sepse isha nën kujdesin intensiv. Më 17 janar, të dielën, kthehem në shtëpi me një fluturim fitoreje. Takohemi atje”, tha Navalny.
“They’ll arrest me? Impossible!” says Navalny as he boards his flight to Moscow. Famous last words? pic.twitter.com/ewhpkUIhBC
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) January 17, 2021
Shtatorin e kaluar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se udhëheqësi i opozitës është i lirë të kthehet në Rusi në çdo kohë. Por tani autoritetet ruse njoftuan se do të bënin gjithçka për ta arrestuar sapo Navalny të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të pezullimit të dënimit të tij, një çështje e vitit 2014 për të cilën ai pretendon se ishte sajuar.
Navalny boards his flight to Moscow. As one supporter outside put it: “balls of steel”. pic.twitter.com/HfBWAfzsKH
— Loveday Morris (@LovedayM) January 17, 2021
Navalny, 44-vjeçar, një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur gushtin e kaluar në një fluturim për në Moskë. Pas një uljeje emergjente në Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital para se të dërgohej në Berlin për mjekim. Pas testimeve në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë theksuan se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik Salisbury.
Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në këtë rast dhe pretendojnë se armët kimike nuk janë zhvilluar ose prodhuar nga Rusia që kur raundi i fundit kimik u shkatërrua në vitin 2017, siç është verifikuar dhe certifikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
Navalny en route to Moscow. Joked a lot when boarding the plane: “Me? Arrested?”
— Mary Ilyushina (@maryilyushina) January 17, 2021
“And I’m sure everything will be absolutely great.” pic.twitter.com/JoYPOQ7tgT
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.