Futboll

Genoa, skuadra që ka aktivizuar më shumë lojtarë në dekadën e fundit

Genoa është skuadra që ka aktivizuar më shumë lojtarë në 10 vitet e fundit. Sipas asaj që raportohet nga CIES, arkivi i futbollit me seli në Zvicër që analizon të gjitha të dhënat e lojës më të bukur në botë, skuadra liguriane ka aktivizuar plot 205 lojtarë. Një numër shumë i lartë, praktikisht 20 në sezon ose dy ekipe në një fazë. Vetëm për të dhënë një shembull, e dyta në renditje është Fiorentina që ka aktivizuar 167 lojtarë. Nga ana tjetër, Athletic Bilbao është skuadra që ka përdorur më së paku, vetëm 77.

Skuadra që aktualisht drejtohet nga Thiago Motta ka patur si lojtarë bazë portierët, Perin, Lamanna dhe Radu dhe më pas i ka ndryshuar të gjithë. Kjo statistikë tregon se presidenti Enrico Preziosi ka zhvilluar një merkato të çmendur dhe të pakontrolluar. Padyshim që nuk është një statistikë e mirë sepse në praktikë lojtari përfaqësues në këtë ekip ka munguar gjithmonë, ai, për të cilin tifozët çmenden.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë