MOSKE- Gazetari Arkady Babchenko, për të cilin u raportua se ishte vrarë ditën e martë , është shfaqur i gjallë në një konferencë ditën e sotme në Kiev. Babchenko njihet si një kritik i Kremlinit, i cili ka qenë një korespodentë lufte.
Shefi i sigurisë i Ukrahinës, Vasyl Gritsak, tha se Babchenko e ka inskenuar vdekjen e tij, sikur Rusia të kishte bërë një komplot për ta vrarë.
Babchenko, 41 vjeç, ishte larguar nga Rusia në Ukrahinë vitin e fundit pasi kishte marrë kërcënime me vdekje, pasi kritikonte përfshirjen e Rusisë në Siri. Ai u tha gazetarëve të Mërrkurën, se inskenimi i vdekjes së tij, ishte pjesë e një operacioni të shërbimeve të sigurisë së Ukrahinës, e cila për ta përgatitur zgjati dy muaj, Rusia ka kërkuar të martën që Ukrahina të fillojë një hetim për vdekjen e gazetarit, pasi ishin të shumtë ata që dyshonin se Moska ishte pas sulmit.
Babchenko fillimisht i kërkoi falje gruas së tij, e cila kishte gjetur trupin e tij pasi ishte “qëlluar” disa herë në hyrje të apartamentit të tij në Kiev. Ende nuk është e qartë nëse ajo është përfshirë në këtë inskenim apo jo.
Gazetari, sipas versionit të bërë publkik të martën, u gjet i vrarë nga gruaja e tij në hyrje dhe për shkak të plagëve të shumta të zjarrit, humbi jetën në gjatë rrugës për në spital. Nuk ishte e qartë se si vrasja ishte realizuar. Vrasja e tij u dënua nga zyrtarë të shumtë amerikan dhe Bashkimit Europian, si një sulm ndaj lirisë së shtypit.
Ministria e Jashtme e Rusisë shprehu lehtësim për qënien gjallë të Babchenko. “Sikur të ishte gjithmonë si ky rast. Është për të ardhur keq që nuk ka ndodhur kështu edhe në rastet e tjera”, shkruante zëdhënësia e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në faqen e saj të Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.