Lajme

Gazetari Alban Dudushi merr çmimin “Barleti”

Universiteti “Marin Barleti” ka ndarë për të dytin vit çmimin “Barleti”, një çmim honorifik që ky institucion e jep për njerëz dhe figura me kontribut me jetën publike të vendit.

Për këtë vit çmimi i është dhënë gazetarit dhe moderatorit Alban Dudushi për kontributin e vyer në media dhe komunikim. Alban Dudushi, ndër të parët emra dhe figura të ‘Top Medias’, aktualisht drejtues i emisionit të përjavshëm ‘Top Show’, u vlerësua me këtë çmim për dy virtyte të rëndësishme të komunikimit, ndershmerinë dhe pozitivitetin që përcjell tek teleshikuesit.

Vetë Alban Dudushi pohoi se vazhdon të jetë i njëjti, ndonëse shtoi se pasqyra u thye në dysh kur kolegia e tij, Eni Vasili e ftoi të ndante opinionet e veta në emisionin e saj.

“Ky është i shitur më thanë dhe publiku m’u nda në dysh. Ata që më njohin do të thonë që edhe për këtë çmim qënkam i shitur”, deklaroi gazetari pas tërheqjes së çmimit.

I pari që e ka marrë këtë çmim ishte Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë