Shendet

Gati për vaksina ruse e kineze, ndryshohet akti normativ që i ndalonte

Qeveria ka ndërhyrë në aktin e parë normativ që kushtëzonte marrjen vetëm të vaksinave anti-Covid që janë miratuar më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Ndërhyrja është bërë në datën 12 mars dhe një ditë më vonë, pra të shtunën është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet pasojnë një tjetër akt normativ të marrë gjatë mbledhjes së Qeverisë më 10 mars dhe të publikuar edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë, e sipas të cilit autorizohej Arben Ahmetaj, së bashku me Ogerta Manastirliun që të negociojnë marrjën e vaksinave jo vetëm me kompanitë e certifikuara nga SHBA e BE, por nga trupat certifikuese të vendeve prodhuese.

Ky parashikim i këtij akti normativ binte ndesh me aktin normativ të miratuar më 10 janar 2021 nga ana e Qeverisë, që i hapte rrugë negociimit me kompaninë Pfizer për marrjen e vaksinës së kësaj kompanie. Në këtë akt sanksionohej se Shqipëria mund të merrte vetëm vaksinat e miratuara nga SHBA dhe BE.

Me ndërhyrjen e bërë shtohet pjesa “…ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19”. Kjo do të thotë se i hapet dera hyrjes së vaksinave kineze e ruse, që janë të autorizuara nga autoritetet e vendeve përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë