Futboll

Garë dyshe për ish-mbrojtësin e Interit, e duan klubet e Serisë A

Danilo D’Ambrossio u la i lirë nga Interi në përfundim të sezonit të kaluar, pasi nuk bënte më pjesë në planet e Simone Inzaghit.

Megjithatë mbrojtësi italian do të vijojë karrierën në Serinë A, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Genoa ka bërë hapa përpara dhe i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare anësorit të djathtë, por së fundi në garë është futur edhe Monza.

Galliani ka kontaktuar personalisht D’Ambrossion dhe i ka kërkuar transferimin te klubin nga Brianza, një periferi e Milanos.

Sigurisht që opsioni i dytë josh jo pak D’Ambrossion, i cili jeton prej shumë vitesh në Milano dhe nuk do të kishte nevojë të ndërronte qytet.

Tashmë gjithçka mbetet në dorë të mbrojtësit italian, që duhet të zgjedhë mes Monzës dhe Genoas, në mënyrë që të nisë përgatitjet për sezonin e ri. (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë