Drejtësia

Gara për vendet vakante në SPAK, shpallen tre prokurorët fitues

Gazeta Si - Tre prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’iu bashkuar SPAK janë Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani. Sakaq, mësohet se lista me tre kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1. Ols Dado
2. Anita Jella
3. Ndini Tavani
4. Bledar Maksuti
5. Kreshnik Ajazi
6. Pali Deçolli
7. Albert Kuliçi
8. Sonila Muhametaj

Ambasada Amerikane deklaroi më herët se po ndjek nga afër procesin lidhur me garën e prokurorëve për tre vendet e fundit vakante në SPAK.

Në një reagim në rrjete sociale, ambasada amerikane në Tiranë tha se Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë