Lajme

Kreu i KLSH, në garë Angjeli, Cani dhe ish-shefi i SHISH

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Presidenti ka publikuar të 34 emrat që konkurrojnë për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas mbylljes së procesit të aplikimit, rezulton se për postin e kreut të KLSH-së ka shprehur interesin deputeti i PS-së, Anastas Angjeli. Prej kohësh përflitej se Angjeli kërkonte të merrte një post të tillë. Madje nisur nga fakti se Angjeli kishte një afërsi me presidentin Meta mund të propozohej në mënyrë direkte për këtë post.

Nëse Meta bie dakord për këtë emër, sigurisht duke pasur edhe ndonjë dakordësi me kryeministrin Rama, atëherë, Angjeli i duhet të dorëzojë mandatin e deputetit.

Ndërsa në listën e prej 34 emrash të bie në sy edhe emri i ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Ai ishte ministër i Financave në qeverinë Rama 1, ku e mbajti këtë post për rrethe tre vite, deri në vitin 2016.

Cani u shkarkua nga Rama pas një konflikti për borxhin dhe politikat fiskale, ku vendin e tij e zuri Arben Ahmetaj.

Shkelqim Cani dhe Edi Rama ne Parlament

Interesin për të kandiduar për kreun e KLSH-së ka shprehur edhe ish-shefi i Shërbimit Sekret Shqiptar, Bahri Shaqiri. Aktualisht ai është këshilltar për Sigurinë për Presidentin Meta. Ndër emrat e tjerë janë Lefterije Lleshi Luzi, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila aktualisht punon në Kuvendin e Shqipërisë.

Këto dy kandidatura mund të themi se janë më pranë presidentit Meta.

Interes për këtë post të lartë ka shprehur ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu, që pas shkëputjes së demokratëve iu bashkua partisë së ish-presidentit Bamir Topi në FRD. Liljana Elmazi është gjithashtu ish-deputetja e PD-së që ka depozituar kërkesën për të qenë në krye të KLSH-së.

Ndërsa edhe prokurori i Tiranës, Petrit Fusha ka paraqitur kandidaturën e tij. Në radhët e gjyqtarëve, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka paraqitur CV-në për të qenë si konkurrente për kreun e KLSH.

Eduart Ypi është një nga kandidatët e tjetër të paraqitur për këtë post. Ai më parë ka qenë guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ndërsa edhe Alfred Cako është ish-deputeti i Kuvendit, që ka përfaqësuar Ballin Kombëtar në Parlament.

“Të dhënat e mësipërme, janë evidentuar nga dokumentacioni i dorëzuar nga aplikantët. Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet  Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenca njoftoi me 11 tetor nisjen e procesit të pranimit të kandidaturave për kreun e KLSH-së, duke lënë si afat periudhën nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

Në bazë të nenit 162 të Kushtetutës,  Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidenti të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejte rizgjedhjeje.

Ky kriter i përcaktuar në ligjin themeltar të shtetit vë në lëvizje dy institucione, Presidentin dhe Parlamentin.

Dekreti i Lleshit dhe kreu i KLSH

Ndërsa ka prej gjashtë ditësh presidenti i Repulikës Meta po mban pezull dekretin për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm. Kryeministri ka propozuar Sandër Lleshin në këtë post. Kreu i shtetit firmosi mënjeherë dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ndërsa la pezull atë të emërimit. Duket se ky afat 24 orësh, mund t’i shërbejë presidentit për t’i kërkuar Ramës ndonjë kompromis për kreun e ri të KLSH-së. Kjo nisur nga fakti se në listën e kandidatëve gjenden edhe të preferuarit e Metës.

Lista e kandidatëve

Nr.       Emër   Mbiemër          Arsimi i Lartë Universitar / Profili      Grada Shkencore e fituar

1.         Agron Agalliu U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

2.      Anastas Angjeli U.T, Fakulteti i Ekonomisë, Financier “Akademik” “Profesor” “Doktor”

3.         Albana Dhimitri          U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist “Doktor”

4.         Alba Qirjazi     U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist

5.         Aelita Mani (Shprehja e interesit dërguar  me rrugë postare administruar dt 01.11.2018) U.T, Fakulteti i Ekonomisë Merceolog i Përgjithshëm “Doktor”

6.      Alfred Çako       U.T, Fakulteti Gjeologji Miniera Inxhinier Minierash

7.         Bahri Shaqiri   U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

8.      Bajram Lamaj Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare Financier. U.“Kristal”, F. i Drejtësisë, Jurist.

9.      Bajram Muçaj     Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare Ekonomist “Prof. i Asociuar”

“Doktor i Shkencave”

10.       Behar Zeneli    U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

11.       Bujar Stafuka  U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

12.       Edmond Verçani         U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

13.       Eduart Ypi      U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier-Kontabilist

14.       Eridian Salianji            U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

15.       Ermal Yzeiraj  U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

16.       Gjergji Dhima U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist

17.  Hysen Muceku (Shprehja e interesit dërguar  me rrugë postare administruar dt 31.10.2018) U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist “Prof. i Asociuar” “Doktor”

18.       Kestrin Katro  U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist  “Profesor” “Doktor”

19.       Lefterie Luzi (Lleshi)  U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

20.       Liljana Elmazi (Billa)  U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist “Profesor” “Doktor”

21.       Lumtor Shkreli            U.Parmës-Itali, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

22.       Muhamed Kavaja        U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist

23.  Petrit Bushi U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist. U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist  “Doktor”

24.  Petrit Fusha U.T, Fakulteti i Drejtësisë Jurist U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist.

25.       Pëllumb Ibrahimi                    

26.       Qerim Lazaj    U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

27.       Rushan Nano  U.T, Fakulteti i Ekonomisë Ekonomist

28.  Sabri Hoxha U.T, Fakulteti i Mjekësisë, Mjek i Përgjithshëm, U.Politeknik.T, F.Gjeologji Miniera Inxhinier Gjeolog. “Doktor”

29.   Sali Shehu U. “Luigj Gurakuqi” Shkodër, F.Drejtësisë Jurist. Sh.Lartë e Min.Brendshme Oficer i Policisë Kriminale. “Doktor”

30.       Shkëlqim Cani U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier “Profesor” “Doktor”

31.       Shpëtim Ahmetaj        U.T, Fakulteti i Ekonomisë Financier

32.       Vitore Tusha   U.T, F.Shkencave Politiko Juridike Jurist “Doktor”

33.       Ylber  Karanxha          U.Bujq.Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë Ekonomist Agrar “Doktor”

34.       Zaim  Korsi     Inst. i Lartë Bujqësor, F.Ekonomi Agrare, Ekonomist Kontabël       “Doktor”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë