Lajme

Gara për hetues në BKH. Ambasada e SHBA: Aplikoni!

Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që duan të marrin pjesë në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim të fundit në Facebook të Ambasadës thuhet se "SHBA është e angazhuar që të mbështesë përjekjen e Shqipërisë për sistemin e ri të drejtësisë që të jetë etik dhe transparent".

Më tej në postim shkruhet se hetuesit e BKH-së do të jenë pjesarët më të mirëtrajnuar dhe më të votuarit nga organet ligjvënëse.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dëshiron të rekrutojë kandidatë të përshtatshëm me integritet për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet,” shkruhet më tej në postim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë