Drejtësia

Gara për BKH, kalojnë testin e sigurisë 28 kandidatë

Janë certifikuar 28 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, i ka dhënë “dritë jeshile” 28 kandidatëve, nga 37 që ishin gjithsej në garë.

Për 9 të tjerë, komisioni vlerësoi se nuk plotësojnë kushtet e sigurisë.

Kandidatët e kualifikuar, do t’i nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë