Motosport

Gara e Spanjës/ 1000 spektatorë në tribunë, me maskë dhe të përzgjedhur me short

Prova rikthimi në normalitet në Formula 1. Cirkuiti i Katalonjës, ku të dielën do të zhvillohet gara e 4-t e këtij sezoni, ka bërë me dije zyrtarisht se një mijë persona do të jenë të pranishëm në tribunë.

Vendimi është marrë pas një protokolli të ri shëndetësor në lidhje me praninë e publikut në eventet sportive, që është në linjë me normat lokale të mbrojtjes civile. Më 9 maj në Spanjë do të ketë një lehtësim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe kështu autodromi ka përgatitur një plan për t’u lejuar 1000 spektatorëve të ndjekin nga afër Çmimin e Madh në siguri të plotë.

Cirkuiti i Katalonjës. Gazeta Si, 4 maj 2021

Këta 1000 mijë persona do të jenë punonjës të impiantit dhe do të përzgjidhen me short te një noter. Ata do të kenë mundësinë ta shohin garën nga pjesa e poshtme e tribunës qendrore të cirkuitit. Çdo vend do të jetë i ndarë nga tjetri me një hapësirë të lirë nga të dy krahët, në mënyrë që të garantohet distancimi i nevojshëm.

Publiku duhet të ketë maskë dhe nuk lejohet të pijë duhan dhe as të konsumojë pije apo ushqim në tribunë. Për këto gjëra janë bërë gati disa ambiente të posaçme, që garantojnë masat maksimale të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë