Motosport

Gara e Kanadasë/ Vershtapen niset i pari, para Alonsos

Gazeta Si - Piloti holandez regjistroi kohën më të mirë në kualifikueset e garës së Kanadasë. Pista ishte e lagur nga shiu, por ai ia doli të zinte ‘pole position’. Leklerk niset i parafundit, Hemilton i katërti.

Shi i fortë në Montreal, që mund të ndryshojë vlerat. Jo shumë, në fakt. Maks Vershtapen është konfirmuar numri 1. Holandezi i Red Bull-it ka arritur ‘pole position’ e 15-të në karrierë. Ai la pas spanjollët Fernando Alonso dhe Karlos Sainz.

Në garën e Kanadasë Ljuis Hemilton do të niset nga vendi i 4-t. Dy makinat Haas të Kevin Magnusen dhe Mik Shumaker do të nisen nga rreshti i tretë. Pastaj janë Okon dhe Rasëll. Sukses për Zhou me Alfa Romeo, pasi për herë të parë në karrierë arriti në Q3.

Ferrari shpresat i ka të gjitha te Karlos Sainz. Spanjolli ka detyrën e vështirë të mbajë lart nderin e skuderisë italiane në garën e Kanadasë.

Vershtapen dhe Zhak Vilnev. Gazeta Si, 19 qershor 2022

Sharl Leklerk është i detyruar të niset nga fundi i rreshtimit. Ferrari vendosi të bënte disa modifikime në makinën e tij. Francezi niset nga rreshti i fundit, por do të ketë dy ‘power unit’ të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë