Motosport

Gara e Kanadasë rrezikon anulimin për të dytin vit, Turqia hipotezë zëvendësimi

Gara e Formula 1 në Kanada është në rrezik serioz për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Dhe në këtë rast Turqia mund ta zëvendësojë. Lajmi bëhet i ditur nga “Autoweek”. Gara e programuar për më 13 qershor në Montreal mund të anulohet për arsye të masave shtrënguese në lidhje me udhëtimet, por edhe për probleme financiare.

Vendimi pritet që të mërret këtë javë. Vitin e kaluar gara në Kanada nuk u zhvillua, edhe pse Montreali ka një kontratë deri në vitin 2029. Në çdo rast, edhe spostimi në Stamboll, që është më afër gjeografikisht me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, në program javën paraardhëse, pra më 6 qershor, paraqet vështirësi.

Nga një garë në Kanada. Gazeta Si, 14 prill 2021

Turqia së fundi është goditur nga një tjetër valë e pandemisë së Covid-19 dhe kjo ka bërë që të merren masa nga autoritetet, duke vendosur rregulla të reja bllokimi. Për momentin, gjithçka është e hapur dhe pritet vendimi zyrtar i FIA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë