Motosport

Gara e Daniel Riçiardo përfundon në provat e lira, frakturë në krah pas incidentit

Gazeta Si - Daniel Riçiardo nuk mund të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Gara e tij ka përfunduar që sot, në provat e lira, kur ai ka pësuar një frakturë në dorë pas një incidenti në pistën e Zandvort.

Daniel Riçiardo me doren e fashuar pas incidentit. Gazeta Si, 25 gusht 2023

Kjo do të thotë se Liam Lauson do të bëjë debutimin e tij në Formula 1 me AlphaTauri. Riçiardo ka ndjekur Oskar Piastrin, - pilotin që e ka zëvendësuar te Meklareni për sezonin 2023, - kundër barrierave në kthesën 3 të cirkuitit të Zandvort në fazat e para të FP2.

Pasi piloti shkoi në qendrën mjekësore dhe më pas në spitalin lokal, nga AlphaTauri erdhi lajmi se Riçiardo ka një farkturë në dorën e majtë dhe nuk mund të marrë pjesë në atë që do të ishte gara e tretë pas rikthimit në F.1 me skuderinë 'motër’ të Red Bull-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë