Motosport

Gara e çmendur në Gjermani, çfarë e bëri spektakolare

Shi, parakalime, dalje nga pista eliminime, gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë i kishte të gjitha. Jo më kot në mediet ndërkombëtare më të mëdha sportive ka filluar të konsiderohet si gara më e bukur e këtij sezoni dhe një nga më të bukurat e viteve të fundit, fiks si në kohët e arta të Formula 1.

https://twitter.com/i/status/1155504824638746626

Fitues i kësaj gare të u shpalli piloti i parë i Red Bull Max Versttapen. Piloti gjerman i Red Bull ia ka dalë që t'i mposhtë të gjithë, duke përfshirë edhe Vettel. Ky i fundit gjithashtu ka qenë protagonist i një gare të pabesueshme, duke arritur të rikuperojë plot 18 pozicione. Gjermani me kokëkuqen bëri një start shumë të keq, por ia doli që ta mbyllë garën në vendin e dytë. Surpriza ishte rusi Kviat, që për herë të parë arriti të ngjitej në podium. Por kjo garë në Gjermani nuk ka parë protagonist vetëm ata që kapën vendet e para në tabelë, por dhe të tjerët që gabuan pa fund.

https://twitter.com/i/status/1155525826403885058

Në këtë grupim i parë qëndron kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton. Fundjava në tërësi për pilotin britanik ishte për t’u harruar dhe nuk bëri dot më shumë se sa vendi i 9-të. Por Hamilton të paktën arriti ta mbyllë këtë garë, jo si shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas dhe piloti tjetër i Ferrari-t, Leclerc, të cilët u detyruan të tërhiqen para kohe.

https://youtu.be/RYHQmBULhLc

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë