Muzike

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë (Video)

Vajza e artisti Robert Aliaj ka arritur të bëjë për vete jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe ka rrëmbyer fitoren mbrëmjen e djeshme.

Gala Aliaj ka performuar 2 këngë në natën finale, “Make you feel my love” nga Adele dhe “Goodbye jelloë brick road” nga Elton John, këngë të cilat i dhanë fitoren e edicionit të pestë të “The Voice Kids”.

Edicioni ka nisur që në mars, por është ndërprerë për shkak të pandemisë dhe  më pas rifilloi këtë muaj. Sipas mediave në Blelgjike,  e vogla Aliaj nuk është spikatur vetëm për për vokalin e saj, por edhe për stilin aspak të zakonshëm.

Në natën finale kishte të veshur një fustan të bardhë të bërë me bojra dhe le të themi që ra goxha në sy. Gjithashtu, unaza në gishtin e saj me shqiponjën dykrenare ishte jo pak e dukshme. Një stil me siguri i frymëzuar nga babai i saj.

Gala jeton në Belgjikë, ku edhe ka lindur ndërkohë që për zërin e saj u admirua që në fillim nga anëtarët e jurisë. Ata kanë kthyer karriken menjeherë sapo artistja e re nisi të këndojë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë