Motosport

Gafa e Mercedesit me ‘QR Code’ në intervistën e Hemilton, spektatorët porosisin… Red Bull!

Gazeta Si - Në Suzuka, gjatë një interviste të Hemilton, në ekran shfaqej edhe një kod për të porositur për të pirë. Rezultati? Kërkesat më të shumta ishin për pijen e markës austriake, rivale e Mercedesit në gara.

Pas Çmimit të Madh të Japonisë në F.1, Red Bull-i u shndërrua në një obsesion për Mercedesin. Nuk kanë të bëjnë rezultatet e Suzukas, ku erdhi triumfi i radhës për Maks Vershtapen. Këtë herë skuadra e Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll u bë protagoniste e një episodi jashtë piste.

Disaventura groteske u shkaktua nga një ‘QR Code’ për pijet që shfaqej në momentin më pak të përshtatshëm. Pasojat i vuajti personeli i skuadrës austriake, i pushtuar nga kërkesat për… Red Bull.

Lajmi u bë i ditur nga portali ‘Global247news’. Gjithçka lindi kur Hemilton dha një intervistë televizive për ‘motorhome Mercedes’. Teksa ai fliste, pranë tij dukej një ‘QR Code’, që zakonisht përdoret nga pilotët dhe personeli për të porositur pijet. Për fat të keq të skuadrës nga Shtutgarti, ky detaj nuk kaloi pa u vënë re.

Në pak orë kërkesa të shumta nga telespektatorët që panë kodin. Shumë prej tyre porosisnin pikërisht Red Bull, pijen e njohur energjike austriake, që prodhohet nga skuadra me të njëjtin emër e F.1. Një gafë që surprizoi Mercedesin.

Në fakt, skuderia e ‘Shigjetave të argjendta’ u detyrua ta ndryshonte ‘QR Code’ për të ndalur porositë, por dëmi gjithsesi u bë. Sipas një zëdhënësi të Mercedesit për ‘Global247news’, "porositë nuk pushonin edhe disa orë pas intervistës". Me sa duket, Red Bull-i është bërë makth për Mercedesin edhe jashtë piste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë