Shakatë e fatit në botën e futbollit janë të shumta dhe kur bëhet fjalë për merkaton, kufiri midis kryeveprës dhe gafës është shumë i hollë. Kemi rastin e Manchester City, që në vitin 2008, gabimisht ofroi 80 milionë euro për Messin. Një keqkuptim i thjeshtë në komunikim, i aftë për të ndryshuar historinë. Por ka edhe shumë raste zgjedhjesh që janë thjesht shumë të paparashikueshme. Kur blihet një lojtar në vend të një tjetri, kur vjen një lojtar i dështuar, në vend të një fenomeni, nga ata që vijnë një herë në njëzet vjet. Një vendim si ai që Barcelona mori vitin e kaluar.
Gabim që solli Kevin-Prince Boateng në Camp Nou, duke e preferuar në vend … të Håland. Kjo është ajo që raporton “As”, duke treguar se si Barcelona, ndërkohë që po kërkonte një futbollist të aftë për zëvëndësuar Luis Suarez, vëzhgoi lloje të ndryshme profilesh. Në fund triumfoi futbollisiti i Fiorentinës. Boa, për më tepër, është një lojtarë me përvojë, i cili ka luajtur pothuajse në të gjitha kampionatet me peshë dhe nuk do të kishte asnjë problem të ulej në pankinë. Dhe në fund Pistolero nuk pushoi pothuajse asnjëherë dhe ish- lojtari i Milanit deklaroi se kishte përfunduar në Barcelonë … si një turist.
Një gabim normal vlerësimi siç bëjnë shumë ekipe, nëse nuk do të ishte që njëri prej kandidatëve të tjerë ishte ylli i ri i futbollit botëror, i sapo blerë nga Borussia Dortmund. Sidoqoftë, janarin e kaluar, Håland nuk ishte, ai sulmuesi i aftë të thyente statistikat e Ligës së Kampionëve dhe të shënonte rregullisht. Jo, ai ishte një 18-vjeçar që luante te Salzburg, për të cilin të gjithë parashikonin një të ardhme të shkëlqyeshme, por që ende nuk e kishte shfaqur potencialin. Dhe për këtë arsye katalanasit preferuan alternativën e dytë. Boateng u largua nga Barcelona pa lënë shenjë. Nga ana tjetër brenda 365 ditësh, norvegjezi i papërvojë u bë një nga futbollistët më të kërkuar në planet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.