Ne rrjet

G7 zotohet të vaksinojë botën sa më shpejt të jetë e mundur

Udhëheqësit e kombeve të mëdha industriale kanë premtuar shpërndarjen e një miliard doza vaksinash kundër Covid-19 për vendet e varfra si një "hap i madh drejt vaksinimit të botës”. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Boris Johnson në fund të samitit të G7 në Cornwall, duke theksuar se shtatë liderët kishin refuzonin "qasjet nacionaliste".

Ai tha se vaksinimi i botës do të tregonte vlerave demokratike të G7. Drejtuesit e G-7ës të dielën nënshkruan Deklaratën e Gjirit Carbis, duke u zotuar t'i "japin fund pandemisë dhe të përgatiten për të ardhmen", si dhe të "gjallërojnë ekonomitë" me 12 trilionë dollarë mbështetje të vëna në dispozicion gjatë pandemisë.

Pas takimit të parë të udhëheqësve botërorë në dy vjet, Johnson tha "bota po shikonte nga 7-shta më e pasur e botës për të hedhur poshtë disa nga qasjet egoiste, nacionaliste që dëmtuan përgjigjen fillestare globale ndaj pandemisë".

Ai tha se udhëheqësit e G7 ishin zotuar të furnizonin me vaksina vendet e varfra ose drejtpërdrejt ose përmes skemës Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komunikata e lëshuar nga samiti premton të "t’i japë fund pandemisë dhe të përgatitet për të ardhmen duke drejtuar një përpjekje të intensifikuar ndërkombëtare për të vaksinuar botën sa më shpejt të jetë e mundur".

Kjo deklararë gjithashtu përfshin hapa për të trajtuar ndryshimin e klimës, me udhëheqësit që angazhohen sërish për synimin për të ulur emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2050 dhe duke u zotuar të eliminojnë shumicën e energjisë së qymyrit.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se samiti i G-7ës ishte një "takim jashtëzakonisht bashkëpunues dhe produktiv" që shënoi përparime në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ringjalljen e ekonomisë globale dhe që veçoi Kinën me emër për sjelljen e saj të keqe.

Duke folur për gazetarët të dielën në fund të mbledhjes në Gjirin Carbis të Britanisë, Presidenti Biden vlerësoi gjithashtu marrëveshjet mbi trajtimin e korrupsionit, luftën kundër programeve të hakerimit dhe dhënien fund të financimeve publike për projektet e qymyrit.

Presidenti Biden tha se ishte i kënaqur që G-7a u përqëndrua tek Kina.

Herën e fundit që G-7a u takua, Kina nuk u përmend”, vuri në dukje presidenti amerikan. “Por kësaj herë përmendet Kina me emër. G-7a shprehimisht ra dakord për t’i bërë thirrje Kinës mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe Hong Kong. Kina ka goditur ashpër kryesisht ujgurët e pakicës myslimane në Xinjiang dhe shtypi lëvizjen pro-demokracisë në Hong Kong.

Në komunikatën përfundimtare thuhet se G-7a "do të vazhdojë të konsultohet mbi qasjet kolektive për të sfiduar politikat dhe praktikat që minojnë funksionimin e drejtë dhe transparent të ekonomisë globale. Ai gjithashtu i bën thirrje Pekinit "të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, veçanërisht në lidhje me provincën Xinjiang dhe të drejtat, liritë dhe shkallën më të lartë të autonomisë për Hong Kongun të pranuara në Deklaratën e Përbashkët Sino-Britanike dhe Ligjin Themelor".

Presidenti Biden tha se "Kina duhet të fillojë të veprojë më me përgjegjësi në drejtim të normave ndërkombëtare të transparencës dhe për të drejtat e njeriut".

Grupi njoftoi një mekanizëm të ri të financimit të infrastrukturës për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të quajtur "Build Back Better World", ose "B3W", i projektuar për të rivalizuar nismën kineze “Një Brez, Një Rrugë”- strategjia globale e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës në qendër të politikës së jashtme të Pekinit . Fusha dhe burimi i financimeve janë ende të paqarta.

Të dielën Kina u kundërpërgjigj, duke thënë se ditët kur vendimet globale diktoheshin nga një "grup i vogël" vendesh janë shumë larg.

Gazetarët amerikanë i bënë disa pyetje Presidentit Biden në lidhje me takimin e planifikuar të kësaj jave me Presidentin rus Vladimir Putin, duke vërejtur se sanksionet ndaj Moskës nuk kanë ndryshuar sjelljen e udhëheqësit rus.

"Autokratët kanë pushtet të madh dhe nuk kanë pse t'i përgjigjen një publiku", u përgjigj zoti Biden. "Dhe mund të ndodhë që nëse unë përgjigjem me dashamirësi, gjë që do ta bëj, ai të mos shkurajohet dhe të dëshirojë të vazhdojë".

Biden tha se ai ishte dakord me vlerësimin e Putinit se marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre janë në një pikë të ulët.

Një fushë e marrëveshjeve të mundshme me Rusinë, sipas presidentit amerikan do të ishin ekstradimet reciproke të kriminelëve kibernetikë të cilët kanë shënjestruar vendet e tyre përkatëse - diçka që Putini ka thënë se e favorizon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë