Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr miratimin e tij për komunikatën e përbashkët të samitit të G7, duke akuzuar Kanadanë për "pandershmëri".
Ai tha se vendet e tjera po detyronin "tarifa masive" ndaj SHBA-ve.
Deklarata e përbashkët, në mbështetje të "sistemit tregtar të bazuar në rregulla", është arritur pavarësisht tensionit mbi tarifat amerikane për importin e çelikut dhe aluminit.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u zotua se do të procedonte duke shpaguar me tarifa të ngjajshme pas 1 Korrikut.
Duke folur në konferencën për shtyp, ai e përshkroi si "fyese" vendimin e Presidentit Trump për të përdorur sigurinë kombëtare si argument për të justifikuar tarifat e çelikut dhe aluminit.
“Më vjen keq, por jam krejtësisht i qartë dhe i vendosur që do të procedojmë me masa hakmarrëse më 1 Korrik," tha Presidenti Trudeau. "Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm por ne gjithashtu nuk do të lejojmë të na nëpërkëmbin."
Fjalët e tij nuk kishin ndonjë të re të pa thënë më parë, si në publik ashtu edhe në bisedime private me presidentin Trump, tha zyra e tij më vonë.
BE tha se do ti qëndronte komunikatës së përbashkët pavarësisht vendimit të Presidentit Trump.
"Ne do tu qëndrojmë angazhimeve të ndërmarra në deklaratën e G7-ës," është shprehur një burim i rëndësishëm i Qeverisë britanike.
Mos e pranoni!
Duke shkruar në Tweeter gjatë rrugës për samitin e tij të radhës për në Singapor, Presidenti Trump tha se ai ka instruktuar zyrtarët amerikanë "të mos e miratojnë komunikatën ndërkohë që vlerësojmë tarifat për automjetet ".
Ai tha se ndryshimi ndodhi falë "deklaratës së rreme të Presidentit kanadez në konferencën e tij për shtyp, dhe faktit që Kanadaja po vendos tarifa masive ndaj fermerëve tanë amerikanë, punëtorëve dhe kompanive ".
Ai u shpreh se Presidenti Trudeau ishte "shumë i pandershëm dhe i dobët ".
Presidenti Trump më herët nënshkroi deklaratën e përbashkët të rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit e vendeve të G7, përveç pikës që kishte të bënte me tregtinë.
Ai gjithashtu shkroi në tëeeter në mënyrë fyese që "vendet e tjera të mos imponojnë tarifa masive dhe pengesa tregtare ndaj fermerëve, punëtorëve dhe kompanive të saj".
Kanadaja flet ashpër
Deri pak javë më parë, marrëdhënia mes Presidentit Trump dhe Presidentit Trudeau mund të quhej e përzemërt. Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme të dy vendeve rreth tregtisë - nga lënda e drurit të butë dhe letra për gazeta deri në rinegocimin e madh të Marrëveshjes trepalëshe të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, dy burrat përpiqeshin të flisnin pozitivisht për njëri-tjetrin.
Jo më!
Vendimi më i fundit i Amerikës për të vendosur tarifa në lidhje me metalet për Kanadanë, BE-në, dhe Meksikën ishte një kthim mbrapa. Presidenti Trudeau, i cili kishte adoptuar një qasje pajtuese ndaj Presidentit Trump, filloi të përdorë një ton shumë të ashpër. Sondazhet treguan se kanadezët mbështesin tonin më të ashpër. Faktet flasin se ekonomitë e dy vendeve janë thellësisht të integruara me njëra-tjetërn, me shkëmbime të vendeve të punës në të dy anët e kufirit, duke u bazuar në një tregti të lirë e të lehtë me vendet fqinje.
Mbetet ende për tu parë nëse kjo fazë e re e marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Amerikës do të lejojë hapësira apo jo për të zgjidhur disa pika kritike që lidhen me tregtinë.
Çfarë është komunikata e përbashkët?
Samiti i G7-ës, i mbajtur në Malbaie, provincë e Quebec, mbuloi edhe disa çështje të tilla si marrëdhëniet me Rusinë.
Në komunikatë, grupi i vendeve më të industrializuara - Kanadaja, Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania – ranë dakord në lidhje me nevojën për "tregti të lirë, të drejtë, dhe me përfitime reciproke " dhe rëndësinë për të luftuar protektonizmin.
"Ne përpiqemi për të reduktuar barrierat tarifore, barrierat jo-tarifore dhe subvencionet," thanë ata.
Marrëveshjet e tjera të arritura përfshijnë:
Rusia: Një kërkesë e përbashkët që Moska "të ndalë sjelljen e saj destabilizuese". Udhëheqësit i kërkuan Kremlinit të ndërpresë përpjekjet e tij për të "minuar demokracinë" dhe për të tërhequr mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad.
Iran: Një premtim për "gjithmonë" siguron programin bërthamor të Teheranit të mbetet paqësor. Irani nuk do të "kërkojë, zhvillojë ose fitojë kurrë armë bërthamore"
Klima: Një marrëveshje për të mos u pajtuar. Shtetet e Bashkuara refuzuan të firmosin zotimin për të aktualizuar marrëveshjen e Parisit mbi klimën pasi Trump deklaroi që do të tërhiqej nga marrëveshja qershorin e kaluar me shpresën për një marrëveshje të re të “ndershme”
Çfarë kishte për të thënë tjetër Trump?
Presidenti Trump u tha gazetarëve më herët se kishte propozuar lidërëve të G7-ës idenë e tarifave zero dhe përshkroi bisedimet me ta si "ekstremisht produktive".
Nga Shtetet e Bashkuara kanë përfituar prej dekadash e dekadash," vazhdoi ai, duke e përshkruar Amerikën si një "bankë derrkucësh që të gjithë e vjedhin".
Çfarë është lufta tregtare?
Presidenti Trump tha se tarifat hakmarrëse të aleatëve të tij ishin një "gabim" dhe paralajmëroi se nëse do të ndërmerrej një luftë tregtare, SHBA-të do ta "fitonin atë luftë në mënyrë absolute".
Ai u largua nga samiti herët për të udhëtuar drejt Singaporit për një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në përpjekje për ta bindur atë të heqë dorë nga armët bërthamore.
Çfarë janë tarifat ?
Më 1 Qershor, SHBA-të vendoën një tarifë prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin për importet nga BE, Kanada, dhe Meksika. Presidenti Trump tha se kjo lëvizje kishte për qëllim mbrojtjen e prodhuesëve të vendit që është jetësore për sigurinë e SHBA-ve.
Më pas BE lajmëroi vendosjen e tarifave për të mirat e SHBA-ve që nga prodhimet e motorrëve të Harley-Davidson deri tek ëiski bourbon. Kanadaja dhe Meksika po ndërmarrin veprime në lidhje me këtë çështje.
Çfarë është G7?
Është një samit vjetor që mbledh bashkë Kanadanë, SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Japoninë dhe Gjermaninë, të cilat përfaqësojnë më shumë se 60% të të ardhurave neto në nivel global.
Ekonomia kryeson diskutimet në agjendë, edhe pse takimet tani gjithnjë e më shumë synojnë për të mbuluar më shumë çështje globale me rëndësi.
Rusia u pezullua nga grupi në vitin 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina. Të premten, zoti Trump bëri një telefonatë të papritur për Moskën që të ripranohet, por Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se anëtarët e tjerë ishin kundër kësaj ideje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.