Futboll

Fyerjet ndaj arbitrit anglez të finales, 4 ndeshje pezullim për Mourinjon

Gazeta Si – Trajneri portugez i Romës është ndëshkuar për fyerjet ndaj arbitrit pas finales së Ligës së Europës ndaj Seviljes, ku fituan spanjollët. Klubi italian është gjobitur me 55000 euro dhe duhet t’i paguajë Federatës Hungareze dëmet e shkaktuara nga tifozët e tij.

Ashtu siç pritej, UEFA ka vepruar me dorë të rëndë ndaj Zhoze Mourinjos, duke e skualifikuar për 4 ndeshje pas fyerjeve dhe sulmit ndaj arbitrit Tejlor, pas finales së Ligës së Europës ndaj Seviljes. Jo vetëm kaq. Roma është gjobitur me shumën e 50 mijë eurove për sjelljen e tifozëve të saj gjatë ndeshjes, si dhe me 5 mijë euro për qëndrim të pahijshëm të skuadrës.

Mourinjo duke debatuar me arbitrin Tejlor gjate ndeshjes. Gazeta Si, 21 qershor 2023

Po ashtu, brenda 30 ditësh klubi i Romës duhet të shlyejë Federatën Hungareze të Futbollit për dëmet e shktuara në stadium gjatë finales nga tifozët italianë.

Një dënim i rëndë, që Roma me siguri do ta apelojë, edhe pse fjalët e Mourinjos pas finales ishin shumë të ashpra. “Arbitri dukej spanjoll”, “Shpresojmë që vitin e ardhshëm të shkojë të bëjë këto gjëra në Champions”. Këto ishin fjalët e trajnerit portugez, që më pas e ka sulmuar me një fjalor më të rëndë arbitrin anglez në garazhin e stadiumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë