Futboll

Futsall 2023/ Tirana mund Flamurtarin, shpallet kampione e Shqipërisë

Gazeta Si - Tirana Futsall është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin 2022/2023, pas fitores në sfidën e 3-të finale ndaj Flamurtarit. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit ‘Goga’, në Durrës, u fitua 5-3 nga kryeqytetasit, të cilët shkuan në 2-1 me rezultatin e përgjithshëm.

Tirana e dominoi ndeshjen që në fillim, duke shënuar 2 gola të shpejtë me Kacën dhe Doçin. Më pas Tirana thelloi rezultatin në 3-0 me një penallti të shënuar nga kapiteni Kaca.

Lojtarët e Tiranës festojnë fitoren ndaj Flamurtarit. Gazeta Si, 1 maj 2023

Flamurtari reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin me Shehajn, por sërish Kaca shënoi për Tiranën me penallti golin e 4-t dhe pastaj Muça realizoi edhe golin e 5-të. Ndeshja pati shumë penallti: Flamurtari fitoi 4 dhe i humbi të gjitha, kurse Tirana humbi 1 dhe realizoi 2.

Finalja e parë, e luajtur në Vlorë, u fitua 3-9 nga Tirana, në të dytën triumfuan vlonjatët 1-2 dhe në të tretën kryeqytetasit mbyllën llogaritë me fitoren 5-3, që vlen titullin kampion. Tirana do të përfaqësojë Shqipërinë në futbollin e sallës në turet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë