Njerez

Futbollisti që paguhet 1 euro në javë

Pandemia e koronavirusit ka goditur më fort futbollin amator në Britaninë e Madhe, ku një pjesë e skuadrave në ligat inferiore janë detyruar që të shesin lojtarë dhe të ulin rrogat e të tjerëve, deri në përgjysmim të tyre.

Por, një shembull sesi të “solidarizohesh” me klubin në këto kohë të vështira e ka dhënë Adam Nowakowski, futbollist 33-vjeçar i skuadrës së Bradford Park Avenue, që luan në kategorinë e gjashtë angleze.

33-vjeçar ka firmosur një kontratë të bardhë, duke pranuar që të paguhet vetëm një stërlinë, ose 1.1 euro në javë. Lajmi konfirmohet nga vetë skuadra amatore përmes një postimi në rrjetet sociale.

https://twitter.com/BPAFCOfficial/status/1292011250868801538

Kontrata e re, që i jep Nowakowskit pak më shumë se 500 lek shqiptare në muaj hyn në fuqi me rinisjen e kampionatit të ri, që parashikohet për në tetor. Klubi ka paralajmëruar se mungesa e tifozëve do të reduktojë edhe më tej të ardhurat financiare, duke e bërë të pamundur aftësinë për të paguar lojtarët e tij.

“Vendosa që t’i rikthej diçka një skuadre që e kam përzemër”, tha Nowakowski.

Vetë klubi shpreson që shembullin e tij ta ndjekin edhe lojtarë të tjerë, ndërsa me shaka ka postuar një falenderim duke e vlerësuar 33-vjeçarin mesfushor si “futbollistin më të mirë në botë në raportin cilësi-çmim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë