Futboll

Futbollisti i Leipzig, nën akuzë për dhunë seksuale

Futbollisti i RB Leipzig, Stefan Ilsanker është në telashe të mëdha. Sipas të përditshmes austriake “Salzburger Nachrichten”, mesfushori austriak akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 26 vjeçare. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, e cila siguron se e njeh identitetin e viktimës, ngjarja ka ndodhur në 3 janar të këtij viti gjatë një festë private në një apartament, dhe vajza e denoncoi menjëherë ngjarjen.

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i vetë lojtarit që nëpërmjet një komunikate të Kurt Jelinek, avokatit personal, ka mohuar gjithçka. Në këtë komunikatë, theksohet se lajmi i publikuar nga e përditshmja austriake është e gjitha një sajesë dhe se ka shumë mospërputhje domethënëse me atë që ka ndodhur realisht atë natë”.

Deri më tani, policia austriake nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë incident, por nëse do të vërtetohet se Ilsanker ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, atëherë futbollisti rrezikon dënim  me 10 vjet burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë