Lajme

Futbolli në Shtëpinë e Bardhë, Trump direkt me karton të kuq  

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin SHBA-ve Donald Trump, me të cilin ka folur për Botërorin e 2026-ës. Të drejtën për të organizuar këtë Botëror e kanë fituar njëkohësisht SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika.

Pas shkëmbimit të dhuratave të rastit, ku Presidenti Trump ka marrë fanellën me numër 26 dhe emrin e tij, Infantino i ka sugjeruar të përdorë kartonët e verdhë dhe të kuq gjatë konferencave të shtypit. Trump nuk ka humbur fare kohë dhe ka ndëshkuar me karton të kuq të gjithë gazetarët e pranishëm në sallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë