Lajme

Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një 56-vjeçare është aksidentuar për vdekje këtë të enjte pasi është përplasur nga një automjet në afërsi të urës së Fushë-Krujës.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një mjet tip Benz me drejtues shtetasin me inicialet D. V ka aksidentuar një 56-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

 

Më Shumë