Ka ndodhur

Furgoni përplaset me fuoristradën dhe del nga rruga në Qafë Muzinë, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

Përplasja me një makinë fuoristradë u ka marrë jetën 5 personave, 4 pasagjerëve dhe shoferit të një furgoni të linjës Sarandë-Tiranë. Nga aksidenti tragjik me 5 viktima, kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, ku fillimisht furgoni, i cili po udhëtonte nga Saranda për në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë, është përplasur nga një fuoristradë, duke rënë poshtë urës nga rreth 50 metra lartësi.

Policia bën me dije se mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R.Ç., është përplasur me mjetin tip furgon, me drejtues shtetasin Bardhi Proda, 51 vjec, i cili ka humbur jetën.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni, duke mos pasur asnjë shans për shpëtim, ndërsa të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

U dësh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni, i cili është shtypur krejtësisht, si pasojë e aksidentit, pasi ka përfunduar në një greminë disa dhjetëra metra.

Policia po punon për identifikimin e viktimave. Para mbërritjes së ambulancës dhe policisë, një grup udhëtarësh, zbritën nga makinat e tyre, duke u përpjekur të nxjerrin personat që kishin mbetur brenda automjetit. Ata kanë përdorur edhe një litar për të tërhequr furgonin me qëllim shpëtimin e pasagjerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë