Ka ndodhur

Aksidenti tragjik në Qafë-Muzinë, arrestohet drejtuesja e “Land Rover”-it. Cilët janë viktimat dhe të plagosurit

Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja e cila u përfshi me mjetin e saj në një aksident tragjik pasditen e djeshme ku humbën jetën 5 persona, është arrestuar.

Sipas asaj që raporton policia, e reja, duke drejtuar makinën e saj “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodon, 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë.

Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ishin pasagjerë.

Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura katër vajza, mes tyre edhe shoferja e mjetit “Land Rover”.

E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti u shkatërrua plotësisht ndërsa pasagjerët mbetën të bllokuar brenda tij. Fillimisht ishin udhëtarët ata që tentuan t'i nxjerrin dhe i dhanë ndihmën e parë  të mbijetuarve.

Ndërsa forcave zjarrrfikëse iu desh të presin dyert e furgonit dhe disa orë punë për të nxjerrë trupat e pajetë që kishin mbetur të bllokuar.

Viktimat e aksidentit

1-Bardhyl Proda  51 vjeç  banues në Sarandë – Shoferi

2-Fiqiri Korça, 77 vjeç, banues në Tiranë  - pasagjer furgoni

3-Dritë Korça, 72 vjeçe, banuese në Tiranë,  pasagjer furgoni

4-Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë pasagjer furgoni

5-Olesandr Fediaieva , 53 vjeç, banues në Ukrainë pasagjer furgoni

Emrat e të plagosurve

1-Greta Daberdini, 25 vjeçe banuese në Fier

2-Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, drejtuese Land Rover

3-Ana Koskovila, 23 vjeçe banuese në Itali (pasagjere në Land Rover

4-Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë