Lajme

Fuoristrada me sirianë bie në humnerë në Gramsh, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Çekrez,  Gramsh mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë vdekur dhe 8 kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Policia thotë se shtetasi M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip  "Fuoristradë", ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas  dhe janë plagosur 8 të tjerë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ata në gjendje më të rëndë drejt Tiranës. Dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë dhe po transportoheshin drejt Tiranës, por duke shmangur rrugën kombëtare, ndaj kanë udhëtuar nga Gramshi.

Fuoristrada ra në humnerë 3 kilometra larg nga Gramshi në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë