Bota

Funerali i Navalnit të premten në Moskë, gruaja e tij në Parlamentin Europian: Putin, një mafioz

Gazeta Si - Ceremonia e varrimit për Aleksei Navalnin do të mbahet të premten (1 mars) në orën 14:00 në kishën e Ikonës së Nënës së Zotit në Maryeno, në juglindje të Moskës.

Trupi i disidentit të ndjerë rus, do të varroset në varrezat Borisovskoye, sipas zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh.

Nëna e Navalnit, Lyudmila, njoftoi se kishte refuzuar të organizonte një ceremoni varrimi sekret dhe pas ditësh tërheqjeje me autoritetet, ajo mori në dorëzim trupin e djalit të saj dhe transportimin në Moskë nga rrethi Yamalo-Nenets, zona Arktik, ku kritiku i Putinit burgos.

Ndërkohë, gruja e tij Yulia Navalnaya, ka qenë ktë të mëerkurë Bruksel në Parlamentin Europian, ku ka akuzuar sërish presidentin rus Putin, si “mafioz”.

“Ju nuk keni të bëni me një politikan, por me një mafioz gjakatar. Putin është lideri i një bande të organizuar kriminale. Këtu përfshihen helmuesit dhe vrasësit, por të gjithë janë vetëm marioneta. Gjëja më e rëndësishme, janë njerëzit e afërt me Putinin, miqtë e tij, bashkëpunëtorët e tij dhe kujdestarët e parave të mafies”, - u shpreh Julia Navalnaya, duke folur në seancën plenare të Dhomës Evropiane.

“Ne duhet të adoptojmë metodat e luftës kundër krimit. Jo nota diplomatike, por hetime. Jo deklarata shqetësimi, por një kërkim për bashkëpunëtorët e mafies në vendet tuaja”.

Dhe ajo shtoi: “Putini duhet të përgjigjet për atë që i bëri vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i bëri një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i bëri Alekseit. Burri im nuk do të shohë se si do të jetë Rusia e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Dhe unë do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet, që e keqja të marrë fund dhe të vijë kjo e ardhme e bukur”.

Aleksei Navalni ndërroi jetë në një burg në Arktik më herët gjatë këtij muaji. Për shumë vjet, ai ka qenë kritiku i profilit më të lartë kundër presidentit rus, Vladimir Putin. E veja e Navalnit, Yulia, si dhe disa liderë botërorë, kanë fajësuar direkt Putinin për vdekjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë