Moti

Fundjavë për plazh, temperaturat vazhdojnë mbi normalen e muajit

Vendi ynë ditën e sotme ka nisur me mot të kthjellet, në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim ku parashikohet të ketë rreshje shiu të izoluara në formën e stuhive në relievet malore, përsa i përket fushës termike temperaturat do të jenë të larta.

Meterologja e Gazetës “Si” bën me dije se temperaturat do të varjojnë;

Zona malore 15-33 gradë celsius.

Zona e ulët 17-37 gradë celsius.

Zona bregdetari 19-34 gradë celsius.

Dita e diel parashikohet të mbetet me mot të qendrueshem, me diell dhe temperatura në rritje mbi mesataren e muajit.

Temperaturat do të arrijne deri në 38 gradë celsius në zonen perëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë