Moti

Borë e shi në verilindje e juglindje. Moti përmirësohet në fundjavë

Vendi ynë sot ashtu siç ishte paralajmëruar është përfshirë nga kalimi i një sistemi frontal, i cili solli reshje shiu dhe reshje bore në Verilindje dhe Juglindje të vendit. Temperaturat pësuan rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke regjistruar vlera të ulëta. Në zonat malore termometri maksimal regjistroi 4 gradë ndërsa në bregdet 11 gradë celsius.
Ditën e mërkurë do të ketë përmirësim të përkohshëm, por do të ketë rënie të temperaturave minimale duke zbritur deri në -6 gradë në zonat malore. Dita e enjte, sërish do të rikthejë reshjet e shiut në zonën perëndimore dhe reshje bore në veri. Duke nisur nga e premtja dhe fundjava do të ketë përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave, si pasoje e hyrjes së masave ajrore më të ngrohta mesdhetare, temperaturat do të arrin vlera normale nga 14 gradë celsius në veri, ndërsa 20 gradë celsius në bregdet dhe zonat e ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë