Moti

Fundjava rikthen shiun

Fundjava në vendin tonë do të jetë me mot pjesërisht të qëndrueshëm. Ditën shtunë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën perëndimore, ku do të ketë dhe stuhi me rrebeshe të izoluara, temperaturat do të fillojnë të zbresin gradualisht. Ditën e diel moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta. Fillimi i javës do të rikthejë reshjet e shiut në të gjithë vendin si pasoje e masave ajrore të paqëndrueshme veri-perëndimore. Temperaturat do të pësojnë rënie.
zonat malore 7-16 grade celsius
zona qendrore 11-20 grade celsius
zona bregdetare 12-22 grade celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë