Moti

Edhe pak dhe përfundimisht Verë

Territori i Shqipërisë në këtë fillim vere, do të jetë i përfshirë nga reshje shiu intensive si pasojë e masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme të cilat vazhdojnë të jenë aktive në Ballkan. Moti me reshje shiu do të na shoqërojë deri ditën e mërkurë, por me intensitet më të ulët. Temperaturat do të fillojnë të jenë me rritje të lehta. Do të jetë fundjava ajo që do të sjellë aktivizimin e masave ajrore me të nxehta, duke e stabilizuar motin. Temperaturat do të jenë me rritje, duke u luhatur nga 26 gradë në veri deri në 33 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë