Moti

Fundjava me diell, të hënën do të rikthehen reshjet

Vendi vazhdon të goditet nga rryma ajri të akullta me origjine polare. Kjo e shtunë edhe e diela do të dominohen nga një mot me diell, por do të ketë edhe vranësira dhe mjegull përgjatë luginave të lumenjve.

Temperaturat do të pësojnë rënie.
Zonat malore -14 / 2
Zonat e ulëta -4 / 9
Zonat bregdetare 1 /11 grade celsius në mesdite.

Në fillimin e javës do të rikthehen reshjet e shiut në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do te këtë reshje bore deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mëngjesit. Ditën e Martë deri ditën e Enjte rrymat e ftohta veriore do të provokojnë rënie të temperaturave duke i rikthyer në vlera shume të ulëta deri në -12 dhe -15 gradë ne verilindje dhe juglindje te vendit. Në zonat e ulëta temperaturat do të shënojnë vlera -4 gradë dhe 1 gradë në bregdet gjatë mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë